Lidhje


Kur pushteti, media dhe biznesi flasin me të njëjtën gjuhë, atë të Edi Ramës

Asnjë ngjarje në kontekstin shqiptar nuk duhen parë të ndara, por si pjesë e një tabloje më të madhe e ndoshta jo aq të komplikuar. Deklarata e biznesmenit Gjergj Luca në "Top Story"-n e Grida Dumës, ku ai rrëfen se komentet negative dhe publikimet në internet i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe se madje kanë sjellë verifikime nga autoritete të huaja, nuk është thjesht historia e një biznesmeni. Ajo bëhet interesante kur vendoset në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

 

Prej javësh, protesta qytetare ka ndezur arenën politike dhe mediatike shqiptare, një shpurë analistësh dhe drejtuesish mediatik, të cilët po përpiqen të "pastrojnë" imazhin e një pushteti tashmë të kalbur, janë bërë avokati mbrojtës i të njejtit pushtet për shkak të të cilit është mbledhur protesta. Kuptohet kjo nuk është çështje se nga çfarë kahu "i reh atyre zemra" por në çfarë monedhe i punon bankomati.

Read more ...


11 Korriku: Kur heshtja kushtoi jetë

 

Hamzi Ibraimi

 

Gjenocidi i Srebrenicës mbetet një nga plagët më të rënda në ndërgjegjen e Evropës dhe të njerëzimit. Ai na kujton se heshtja, indiferenca dhe dështimi për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin njerëzor nuk i përkasin vetëm së kaluarës, por vazhdojnë të jenë sfida që kërkojnë vigjilencë të përhershme. Srebrenica është një paralajmërim se pa kujtesë, pa drejtësi dhe pa përgjegjësi morale, rreziku i përsëritjes së tragjedive të ngjashme mbetet gjithmonë i pranishëm.

Read more ...


“Islam politik”, arma e vjetër koloniale kundër protestës së re shqiptare

 

Redi Shehu

 

Protestat qytetare që zanafilluan në qershorin e këtij viti, pas më shumë se pesë javësh këmbëngulje të përditshme, u kthyen në një brand politik shqiptar i cili u eksportua në opinionin ndërkombëtar si produkti politik më organik që vende si Shqipëria kishin prodhuar ndonjëherë. Në ndryshim nga protesta të tjera politike, kjo e etiketuar si “Flamingo Revolution”, kishte pasur guximin të ngrihej jo vetëm ndaj elitës politike shqiptare, por edhe figurave më të spikatura amerikane si Kushner & Co, gjë që e bëri këtë lëvizje të gjente empatinë e shumë mediave dhe shteteve të huaja.

Read more ...

XS
SM
MD
LG