Albulena Haxhiu merr detyrën si ushtruese e presidentes së Kosovës, pas largimit të Vjosa Osmani
Albulena Haxhiu ka marrë zyrtarisht detyrën si ushtruese e presidentes së Kosovës, pas dorëzimit të mandatit nga Vjosa Osmani. Ceremonia e pranimit të detyrës është zhvilluar në kabinetin e presidentes, ndërsa nga mesnata Haxhiu do të ushtrojë këtë funksion të lartë shtetëror.
Në deklarimin e saj, Haxhiu e cilësoi këtë përgjegjësi si një obligim kushtetues, duke theksuar se do të udhëhiqet plotësisht nga ligji dhe rendi kushtetues i vendit. Haxhiu gjithashtu i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos e zvarrisin procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.