Lidhje


Mediat izraelite: Sulmi me dron i Huthive në Tel Aviv "tronditi" institucionet e sigurisë

Mediat izraelite raportuan se Huthit në sulmin me mjetin ajror pa pilot (UAV) të Jemenit ndaj kryeqytetit Tel Aviv tronditi institucionet izraelite të sigurisë, transmeton Anadolu.Në analizën e botuar në gazetën "The Jerusalem Post" thuhet se sulmi i Huthive në Tel Aviv krijoi një "efekt shoku" në institucionet e sigurisë ushtarake në Izrael.Në artikull, u kritikua Izraeli se ishte i ngadalshëm në zhvillimin e kapacitetit për të shkatërruar dronët që fluturojnë në lartësi të ulët dhe që mund të anashkalojnë sistemet e radarëve dhe bateritë e mbrojtjes ajrore.

Read more ...


Kryediplomati i BE-së kundërshton përpjekjet për të etiketuar UNRWA-në si "organizatë ter'roriste"

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell përsëriti refuzimin e bllokut për etiketimin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) si një “organizatë terroriste”, raporton Anadolu.“Ne hedhim poshtë çdo përpjekje për të etiketuar UNRWA-në si një ‘organizatë terroriste’. Si mund të konsiderohet një agjenci e Kombeve të Bashkuara organizatë terroriste?”, tha Borrell në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm jordanez Ayman Safadi në Bruksel në margjinat e takimit të 15-të të Këshillit të Asociimit BE-Jordan.

Read more ...


Kaledonia e Re, grupi pro-pavarësisë kërkon tërheqjen e forcave franceze të sigurisë

Një grup pro-pavarësisë në Kaledoninë e Re ka bërë thirrje për “tërheqjen e menjëhershme" të forcave të sigurisë të dislokuara në ishull nga qeveria franceze, transmeton Anadolu.Sipas mediave lokale, në një konferencë për media, Fronti Nacional-Çlirimtar Socialist i Kanakëve (FLNKS) u kërkoi policisë, xhandarëve dhe ushtarëve të largohen nga treva e jashtme e Francës, ku ata u dërguan për t’i frenuar incidentet e dhunshme që shpërthyen në muajin maj, raportoi media lokale.Një ndryshim kushtetues i miratuar nga Parisi për t'u dhënë të drejtën për të votuar në zgjedhjet provinciale banorëve francezë të Kaledonisë së Re të cilët kanë qenë atje për më shumë se 10 vjet, shkaktoi protesta duke ngritur shqetësime për reduktimin e përfaqësimit politik të popullsisë vendase të Kanakëve.

Read more ...


Dokumenti sekret: Gjermania korridor për NATO-n në rast të një lufte me Rusinë

Gjermania është duke përpunuar plane për të siguruar që qindra mijëra trupa të mund të lëvizin përgjatë një autostrade që kalon tranzit në pjesën më të madhe të vendit në rast të një lufte me Rusinë, kanë raportuar mediat gjermane.

 

Dokumenti thuhet se parashikon që Gjermania të shërbejë si shtet tranzit për trupat e NATO-s, ndërsa popullata dhe shërbimet civile mund të asistojnë personelin ushtarak të huaj.

Read more ...


Jugu shtrenjtohet me 25-30% këtë vit, akomodimi fillon nga 60 deri në 600 euro në natë

Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda dhe zonat përreth tyre po përballen me një rritje të ndjeshme si te strukturat akomoduese ashtu dhe baret e restorantet.

Sipas një vëzhgimi nga Revista Monitor, çmimet në strukturat akomoduese si shtëpitë me qira ditore dhe hotelet janë rritur me 25-30%.Kjo rritje është konfirmuar edhe nga operatorët e tregut, të cilët deklarojnë se të gjitha çmimet, si të akomodimit ashtu dhe të ushqimeve e bar-restoranteve janë së paku 20% më të shtrenjta se një vit më parë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG