Aspirata e Turqisë për anëtarësim në organizatën e krijuar nga Rusia dhe Kina
Mbylli sot punimet forumi për sigurinë dhe mbrojtjen në Euroazi, që Moska dhe Pekini e shohin si një mjet për t’iu kundërvënë ndikimit të Perëndimit. Takimi i Organizatës së Shanghait për Bashkëpunim u mbajt në Astana të Kazakistanit. Një vëmendje të veçantë ka marrë Turqia dhe aspiratat e saj për anëtarësimin në organizatën BRICS, synime që mbështeten nga presidenti rus Putin.
Organizata e Bashkëpunimit të Shangait miraton deklaratën e Samitit të Astanës
Samiti i 24-t i krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) përfundoi sot në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, me miratimin e Deklaratës së Astanës, transmeton Anadolu.
Deklarata theksoi angazhimin e grupit për të ndërtuar një rend botëror më përfaqësues, demokratik, të barabartë dhe shumëpolar. Ajo theksoi se bashkëpunimi brenda organizatës mund të formojë bazën për një arkitekturë sigurie të barabartë dhe të pandarë në Euroazi.
Gjykatësja liron nga akuzat 28 individë në rastin e Dokumenteve të Panamasë
Një gjykatëse ka liruar nga akuzat 28 individë të përfshirë në çështjen e skandalit ndërkombëtar të pastrimit të parave të njohur si “Dokumentet e Panamasë”, mes tyre edhe bashkëthemeluesin e firmës ligjore, për të cilën autoritetet thanë se ishte në qendër të veprimtarisë për fshehjen e parave të lidhura me aktivitetet e paligjshme.
Jürgen Mossack është themelues i firmës ligjore “Mossack & Fonseca” në bashkëpunim me zotin Ramón Fonseca, i cili vdiq në maj.Zoti Mossack u lirua nga akuzat të premten së bashku me të tjerët pasi një gjykatëse panameze gjeti se provat kundër tij nuk përputheshin me zinxhirin dokumenteve të ofruara nga prokuroria pasi autoritetet bastisën zyrën e firmës, tashmë të shpërbërë.
Shefja e diplomacisë gjermane akuzon Rusinë për kryerjen e “sulmeve hibride” ndaj shteteve baltike
Ministrja e Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për kryerjen e “sulmeve hibride” në tre shtetet baltike përgjatë kufirit të saj lindor, transmeton Anadolu.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me homologen e saj letoneze, Baiba Braze, ministrja gjermane tha se Gjermania dhe aleatët e saj perëndimor do të forcojnë solidaritetin e tyre me vendet baltike përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia, përkatësisht me Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.
Kremlini: Jemi të hapur për çdo lloj dialogu për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është e hapur për çdo lloj dialogu lidhur me zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, transmeton Anadolu.Në një deklaratë për gazetarët në Moskë lidhur me pyetjen "nëse Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën përmes ndërmjetësuesve?" Peskov tha: "Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin disa herë ka thënë se është i hapur për çdo lloj komunikimi dhe dialogu për arritjen e objektivave të përcaktuar".
Sa i përket grumbullimit të ushtarëve ukrainas në kufi me Bjellorusinë, Peskov tha: "Sigurisht që kjo situatë është burim shqetësimi jo vetëm për Minskun por edhe për Moskën".