Lidhje


Biznesmeni turk i cili ndërtoi varrezat e Jasharëve në Prekaz i dekoruar me medalje nderi nga parlamenti i Turqisë dhe ai i Kosovës

 
Jusuf Aga Özler, ka dhuruar falas krejt mermerin për rregullimin e varrezave të Jasharëve, për këtë ai u dekorua me medalje nderi nga Parlamenti i Turqisë si dhe nga ai i Kosovës! Po ashtu një nga sheshet kryesore në Stamboll, është emëruar në respekt të heroit Adem Jashari, si sheshi: “Shehit Adem Jashari”.

Për çështjen e kompleksit memorial të familjes Jashari,  kanë folur edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu – Kamishi dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj. “Varrezat në Prekaz nuk janë bërë nga buxheti i Qeverisë, ato janë rregulluar nga një turk me para nga xhepi i vet”, ka thënë dikur Milaim Zeka nga foltorja e Parlamentit të Kosovës.

Read more ...


Pretendohet se Izraeli pas "15 marsit" do të fillojë përgatitjet për luftë kundër Libanit

Pretendohet se Izraeli ka paralajmëruar vendet perëndimore se nëse deri më 15 mars nuk arrihet zgjidhja e konfliktit në kufirin me Libanin me mjete diplomatike, do të fillojë përgatitjet për luftë të gjithanshme, transmeton Anadolu. Gazeta "Al-Akhbar", e njohur për afërsinë e saj me Hezbollahun në Liban, publikoi një lajm për takimin e këshilltarit të lartë të presidentit amerikan, Joe Biden, Amos Hochstein, i cili është ndërmjetës midis Izraelit dhe Libanit, me zyrtarët izraelitë në Tel Aviv më 5 mars. Lajmi i bazuar në diplomatë perëndimorë, pretendonte se "Izraeli u ka dhënë vendeve perëndimore afat deri më 15 mars për të zgjidhur tensionin në kufirin me Libanin përmes mjeteve politike dhe pas kësaj date, do të përgatitet për luftë të gjithanshme në vend të operacioneve ushtarake në kufi".

Read more ...


SHBA që nga 7 tetori i ka shitur fshehurazi armë Izraelit të paktën 100 herë

Pretendohet se SHBA-ja që nga 7 tetori 2023 ka miratuar "fshehurazi" më shumë se 100 shitje të veçanta ushtarake Izraelit, pasi ushtria izraelite nisi sulmet në Gaza, transmeton Anadolu. Sipas një artikulli në gazetën "Washington Post", të bazuar në zyrtarë të paidentifikuar, anëtarët e Kongresit Amerikan janë informuar për këtë çështje në një seancë sekrete të mbajtur nga zyrtarë amerikanë. Zyrtarët pretendojnë se SHBA-ja aprovoi dhe dërgoi fshehurazi më shumë se 100 shitje ushtarake në Izrael, përfshirë mijëra municione të drejtuara me saktësi, bomba të kalibrit të vogël, raketa që synojnë bunkerët nëntokësorë, armë të vogla dhe materiale të tjera vdekjeprurëse.

Read more ...


Itali, prifti katolik dënohet me burg për abuzim seksual me fëmijë

Një gjykatë në Itali ka dënuar priftin katolik Giuseppe Rugolo me katër vjet e gjysmë burg për dhunë seksuale ndaj të miturve, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu. Procedurat ligjore u nisën pas një ankese të paraqitur nga Antonio Messina, tani 30 vjeç, i cili akuzoi Rugolon se e kishte nënshtruar atë ndaj dhunës midis viteve 2009 dhe 2013, sipas agjencisë së lajmeve ANSA. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, gjykata në qytetin Enna në ishullin e Siçilisë e shpalli Rugolon fajtor për abuzim seksual të fëmijëve.

Read more ...


Shifra alarmante, ulet numri i meshkujve në Shqipëri! Janë pakësuar dy herë më shumë se femrat

Numri i meshkujve në krahasim me femrat po bie me ritme të larta, gati në shifra alarmante në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023 numëroheshin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018, ndërsa femra kishte 36.8 më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë. Në një analizë më te detajuar nga një artikull i revistës Monitor, thuhet se megjithëse Shqipëria ka raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt, ku mesatarisht në një vit lindin 105 djem për 100 vajza, emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët se e femrave janë dy shkaqet kryesore që po i pakëson burrat në këtë raport.

Read more ...

XS
SM
MD
LG