NATO: Mark Rutte, Sekretari i ri i Përgjithshëm i aleancës
Pothuajde përpara nëj viti, në fillim të korrikut 2023, Mark Rutte hodhi gurin duke deklaruar: "Do të tërhiqem nga politika", deklaroi ai pas trembëdhjetë vjetësh kryeministër i Holandës – periudha më e gjatë në këtë post deri më sot në Holandën me 17 milionë banorë. Çfarë ksihte ndodhur?
Partia liberale e djathtë VVD e Rutte-s e konsideronte si të butë politikën e tij të azilit. Koalicioni i brishtë qeverisës i përbërë nga katër parti dështoi. Pasuan zgjedhjet e reja, që ifitoi ekstremisti i djathtë Geert Wilders. Mark Rutte nuk mundi më ta pengonte këtë spostim djathtas. Kjo ishte humbja më e madhe politike në jetën e tij. Më 2 korrik ai përfundimisht u tërhoq nga posti i kryeministrit. Për gati një vit ai vazhdoi të qendrojë në detyrë si komisar, për shkak të vështirësive me krijimin e qeverisë në Holandë.