BE lëvron para të reja për Ukrainën
"1,4 miliardë euro do të vihen në dispozicion gjatë muajit të ardhshëm dhe një miliardë të tjera deri në fund të vitit", deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Këto para janë parashikuar për mbrotjjen ajrore, municionet dhe për mbështetjen e industrisë ukrainase.
Këto para janë të ardhurat nga interesat e pasurive të ngrira ruse në Europë. Prej kohësh ka pasur përpjekje që këto parat ë përdoren për Ukrainën. Tani Këshilli i BE-së – përkundër dëshirës së Hungarisë, ra dakord, që interesat në dispozicion deri në 90 përind do të përdoren në kuadër të të ashtuquajturit Faciliteti European i Paqes (EFF). Edhe vendet e grupit G7 së fundi vendosën, që interesat e kredive të përdoren për Ukrainën.