Lidhje


Putin: Rusia dhe Ukraina duhet të takohen për të negociuar një paqe të qëndrueshme

Presidenti rus Vladimir Putin e ka ftuar Ukrainën të marrë pjesë në “bisedime të drejtpërdrejta” më 15 maj, disa orë pasi udhëheqësit evropianë i kërkuan Moskës të binte dakord për një armëpushim 30-ditor. Në një fjalim të rrallë televiziv nga Kremlini vonë natën, Putin tha se Rusia po kërkonte “negociata serioze” që synojnë “të ecin drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të fortë”. 

Read more ...


Gjashtë vende evropiane i thonë “Jo” çdo ndryshimi demografik apo territorial në Rripin e Gazës

Gjashtë vende evropiane, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë, dënuan sot planin e ri të Izraelit për pushtimin e Rripit të Gazës, duke theksuar se “kundërshtojnë kategorikisht çdo ndryshim demografik apo territorial” që mund të përbëjë “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Të hënën, qeveria izraelite shpalli një fushatë të re ushtarake me qëllim “pushtimin” e Rripit të Gazës, që do të përfshijë zhvendosjen masive të popullsisë brenda enklavës.

Read more ...


Franca dënon ashpër planin e I.zraelit për p.ushtimin e Gazës

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot tha se plani i Izraelit për të zgjeruar pushtimin në Rripin e Gazës është kundër ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu. I ftuar në radion RTL, Barrot foli mbi planin e Izraelit për të zgjeruar pushtimin dhe sulmet e tij në Gaza. Ai tha se e dënojnë në mënyrë të ashpër planin e Izraelit dhe se kjo është kundër ligjit ndërkombëtar. Duke theksuar se një armëpushim duhet të vendoset menjëherë në Gaza dhe se ndihma humanitare duhet të arrijë në rajon pa pengesa, Barrot tha: "Edhe nëse ka luftë, civilët ose punonjësit e ndihmës humanitare nuk sulmohen".

Read more ...


Sarajevë, ceremoni përkujtimore për 1.601 fëmijët e v.rarë nga serbët gjatë l.uftës së viteve 1992-1995

Në Bosnjë e Hercegovinë u mbajt një ceremoni përkujtimore për 1.601 fëmijët e vrarë nga serbët në kryeqytetin e rrethuar Sarajevë gjatë luftës në vitet 1992-1995. Në programin e mbajtur në Sarajevë morën pjesë të afërm të viktimave, qytetarë, zyrtarë dhe shumë fëmijë. Gjatë ceremonisë u bënë lutje për fëmijët e vrarë dhe u vendosën lule në monumentin e ndërtuar për të mbajtur gjallë kujtimin për ta. Kreu i Shoqatës së Familjeve të Fëmijëve të Vrarë në Rrethimin e Sarajevës në vitet 1992-1995.

Read more ...


Erdogan: I.zraeli është kërcënimi më i madh ndaj së drejtës ndërkombëtare

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke komentuar për sulmin me dron nga Izraeli ndaj një anijeje me ndihma humanitare drej Gazës ndërsa ndodhej në Maltë, tha se Izraeli është kërcënimi më i madh ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe “e ka bërë zakon shkeljen e saj”. “E gjithë bota e di se këto anije po transportonin ndihma humanitare dhe vepronin në përputhje me rregullat ndërkombëtare të lundrimit”, theksoi Erdoğan në avion gjatë kthimit nga Republika Turke e Qipros Veriore. “Pavarësisht kësaj, sulmi u realizua – kjo është banditizëm dhe pirateri e pastër”, shtoi ai

Read more ...

XS
SM
MD
LG