I.zraeli brenda 48 orëve vret 200 palestinezë të tjerë në Gaza dhe zhvendos 300 mijë banorë
Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 200 palestinezë dhe ka zhvendosur me forcë 300 mijë banorë në Gazën veriore, transmeton Anadolu. “Në një tjetër krim të shtuar në historinë e përgjakshme të Izraelit, më shumë se 200 martirë u vranë vetëm në pjesën veriore të Gazës gjatë 48 orëve të fundit, në një seri të vazhdueshme masakrash”, tha zyra për media e qeverisë në Gaza. Zyra për media tha se ushtria izraelite gjithashtu shkatërroi plotësisht dhe pjesërisht më shumë se 1 mijë njësi banimi dhe zhvendosi me forcë më shumë se 300 mijë civilë drejt Qytetit Gaza, të cilit i mungon infrastruktura e nevojshme për t’i strehuar ato.