Lidhje


Turqia në OKB: I.zraeli të nënshkruajë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

I dërguari i Türkiye-s në OKB, Ahmet Yildiz, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të bashkohet me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe të pranojë verifikimin e plotë nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), në dritën e sulmeve të fundit ndaj Iranit. “Türkiye dënon, me fjalët më të ashpra, sulmet e fundit të kryera nga Izraeli kundër Iranit,” tha Yildiz në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krizën në Iran, duke i cilësuar ato si “shkelje e qartë e Kartës së OKB-së.”

Read more ...


Në prag katastrofe?/Imazhet satelitore tregojnë anijet e marinës amerikane duke u pozicionuar përpara një sulmi të mundshëm ndaj Iranit

Imazhet satelitore kanë zbuluar se të gjitha anijet e Marinës Amerikane të dislokuara përpara janë larguar nga një port kyç në Bahrein ndërsa Washingtoni përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, raportoi "Newsweek". Imazhet satelitore të analizuara nga ekspertë të burimeve të hapura, përfshirë Ian Ellis në X, tregojnë se të paktën një anije luftarake bregdetare, katër anije kundërmasash kundër minave dhe anija mbështetëse e operacioneve speciale M/V Ocean Trader aktualisht operojnë brenda zonës së përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së.

Read more ...


Erdogan ofron ndërmjetësim për t’i dhënë fund konfliktit mes I.zraelit dhe Iranit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e sapozgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian, në lidhje me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Sipas deklaratës së publikuar nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës turke, biseda u fokusua te përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe te çështjet rajonale dhe globale me interes të përbashkët.


‘Ata që v.rasin fëmijë, nuk janë burra’! Apeli i fuqishëm i Roberto Benignit për l.uftën

Aktori dhe regjisori i njohur italian dhe fitues i çmimit Oscar, Roberto Benigni, ka bërë një apel të fuqishëm kundër luftës dhe i është drejtuar me fjalë të ashpra atyre që vazhdojnë të shkaktojnë vdekje. Fituesi i çmimit Oscar foli për konfliktin në Gaza, luftën në Ukrainë dhe tragjeditë në Mesdhe, duke u shprehur se “ata që nuk e ndiejnë dhimbjen e botës, nuk janë njerëz”. Ai vijoi më tej me fjalimin e tij mbi dramën e luftës, duke u përqendruar te vuajtjet e të vegjëlve: “Ata që vrasin fëmijë, nuk janë burra!”, ndërsa shtoi më tej “kur fëmijët luajnë dhe njëri prej tyre gërvishtet, ata ndalen. Por këtu ata në të vërtetë vazhdojnë të vrasin. Është frikacakëri.”

Read more ...

XS
SM
MD
LG