Kryeministrja italiane: Situata në Gaza dramatike, ushtria nuk mund të justifikojë sulmet ndaj civilëve
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) përsëri ka akuzuar autoritetet izraelite se po e përdorin urinë si armë lufte kundër popullsisë civile të Gazës. UNRWA në platformën sociale X tha se “autoritetet izraelite po i lënë civilët të uritur në Gaza dhe midis tyre janë 1 milion fëmijë". Ajo përsëriti thirrjen e saj urgjente për heqjen e rrethimit të vazhdueshëm të Izraelit, duke theksuar, "Hiqeni rrethimin. Lejoni UNRWA-në të sjellë ushqim dhe ilaçe".
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, akuzoi sot Izraelin se po përdor popullsinë druze të Sirisë si pretekst për agresion, duke u zotuar se Turqia nuk do të lejojë kurrë copëtimin e Sirisë. “Ne nuk dhamë pëlqimin për copëtimin e Sirisë dje dhe sigurisht nuk do të japim pëlqimin as sot dhe as nesër”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin turk, Ankara. “Izraeli ka përdorur druzët si justifikim për ta zhvendosur banditizmin e tij në Sirinë fqinje për dy ditët e fundit”, tha Erdoğan. Ata që mbështeten te Izraeli herët a vonë do ta kuptojnë se kanë bërë një gabim të madh në llogaritje, paralajmëroi udhëheqësi turk.
Donald Trump e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të shtojë sulmet më thellë në territorin rus. Presidenti amerikan madje e ka pyetur Volodymyr Zelenskyn nëse ushtria e tij mund të godasë Moskën nëse SHBA-të do t’i siguronte armë me rreze të gjatë veprimi. Kështu raporton Financial Times duke nënvizuar se vendosmëria e Trump për të rritur presionin mbi Vladimir Putin u shpreh javën e kaluar në një bisedë që pati me Presidentin ukrainas. "Volodymyr, a mund ta godasësh Moskën? A mund ta godasësh Shën Petersburgun?", e ka pyetur Trump gjatë telefonatës, sipas burimeve.
Gjetjet arkeologjike dhe historike zbulojnë se nuk ka prova mbështetëse për "Mbretërinë e Madhe Hebraike" dhe "Tokën e Premtuar" që formojnë bazën e tregimeve (narrativave) sioniste në lidhje me territoret palestineze dhe se një mbretëri hebraike, siç përshkruhet në këto narrativa, ose nuk është themeluar kurrë ose nuk është themeluar në këtë rajon. Dr. Abdulrezzak Matani i cili ka hulumtime mbi identitetin dhe arkeologjinë palestineze dhe heton proceset e judaizmit dhe shkatërrimit të trashëgimisë historike në një prononcim për Agjencinë Anadolu (AA) foli për vlefshmërinë shkencore të narrativës sioniste duke u bazuar në gjetjet arkeologjike dhe përdorimin e arkeologjisë nga Izraeli për t'i shërbyer ideologjisë së tij.