Lidhje


SHBA-ja vendos sanksione ndaj Raportueses Speciale të OKB-së, Francesca Albanese

SHBA-ja ka vendosur sanksione sot ndaj Raportueses Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, duke përmendur si justifikim “përpjekjet e saj për të nxitur” veprime nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë. “Sot po vendos sanksione ndaj Raportueses Speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, për përpjekjet e saj të paligjshme dhe të turpshme për të nxitur veprime (të GJNP-së) kundër zyrtarëve, kompanive dhe drejtuesve amerikanë dhe izraelitë”, shkroi Sekretari i Shtetit Marco Rubio në X.

Read more ...


Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gj.enocidin” e I.zraelit

Raportuesja Speciale e OKB-së, Francesca Albanese, ka lëshuar një raport ku përmend disa gjigantë amerikanë midis kompanive që ndihmojnë pushtimin dhe luftën e Izraelit në Gaza. Kompani nga vende të tjera - nga Kina në Meksikë - janë gjithashtu të përmendura në këtë raport. Francesca Albanese, Raportuesja Speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar palestinez (oPt), ka publikuar një raport të ri që hartëzon kompanitë që dyshohet se ndihmojnë Izraelin në zhvendosjen e palestinezëve dhe gjenocidin e tij në Gaza, të cilin Albanese pohon se shkel ligjin ndërkombëtar.

Read more ...


OKB: 613 banorë të Gazës të v.rarë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave që nga fundi i majit

Të paktën 613 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fundi i majit në vendet e shpërndarjes humanitare dhe pranë autokolonave, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara .”Nga këto, 509 vrasje u regjistruan në ose pranë stacioneve të diskutueshme të shpërndarjes të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF)”, theksoi zëdhënësja e të drejtave të njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani. Fondacioni filloi punën e tij në Rripin e Gazës në fund të majit, pas një bllokade izraelite të shpërndarjes së ndihmës që zgjati gati tre muaj.

Read more ...


Autoriteti zviceran urdhëron shpërbërjen e Fondacionit Humanitar të Gazës në Gjenevë

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e ndihmës kontroverse e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja që aktualisht vepron në Gaza, po shpërbëhet zyrtarisht në Gjenevë. Transmetuesi publik zviceran RTS raportoi se fondacioni GHF hapi zyrën në Gjenevë në fillim të këtij viti si një përpjekje alternative nga Izraeli për të anashkaluar shpërndarjen e ndihmës në Gaza përmes kanaleve të OKB-së. Sipas RTS-së, Autoriteti Federal Mbikëqyrës Zviceran për Fondacionet (ASF) urdhëroi mbylljen pasi përcaktoi se GHF nuk kishte më një përfaqësues ose adresë zvicerane dhe nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të korrigjuar problemin.

Read more ...


E bujshme për vendet e Gjirit, India ndihmon Mo.sadin i.zraelit në mbikqyrjen kompjuterike

Gjatë dy dekadave të fundit, India ka dominuar industrinë e softuerëve. Si rezultat, vendet e Gjirit Persik dhe Irani janë mbështetur shumë në softuerët dhe programuesit indianë. Pas një infiltrimi të Mossadit në Iran dhe hetimeve të mëvonshme me Kinën dhe Rusinë, u zbulua se programuesit indianë kishin qenë në kontakt me Indinë nëpërmjet Starlink të Elon Musk. Arrestimet dhe marrjet në pyetje zbuluan një të vërtetë tronditëse: Shumica e softuerëve indianë në Iran janë në fakt izraelitë, të integruar me një dalje të dhënash që transmetojnë të dhënat në kohë reale në Izrael.

Read more ...

XS
SM
MD
LG