Lidhje


I.zraeli ka vrarë mbi 77 palestinezë në sulmet në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i sotëm, sipas burimeve mjekësore në Gaza

Të paktën 77 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë 14 palestinezë që po prisnin pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare, raportojnë burime mjekësore për Al Jazeera. Spitalet al-Awda dhe Al-Aqsa konfirmuan për Al Jazeera se nëntë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit mëngjesin e së mërkurës pranë kryqëzimit Netzarim, në Gazën qendrore, ku qytetarët po prisnin ndihma ushqimore.

Read more ...


OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare e akuzoi Izraelin se po pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me synimin për të zhdukur palestinezët. Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Territoret e Pushtuara, Jonathan Whittall, e akuzoi Izraelin se po pengon qëllimisht përdorimin e sistemeve të sprovuara të OKB-së.

Read more ...


Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Palestinezët në Gaza përballen me një zgjedhje çnjerëzore midis v.dekjes nga uria ose v.rasjes ndërsa kërkojnë ushqim

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sistemin aktual të shpërndarjes së ndihmave që menaxhohet nga një fondacion i mbështetur nga SHBA dhe i kontrolluar nga Izraeli, duke e quajtur atë “kurth vdekjeje” dhe në shkelje të rregullave të paanshmërisë humanitare. Ndërsa Izraeli pretendon se ky sistem ndihmon në ndalimin e keqpërdorimit të ndihmave nga Hamasi, ky i fundit i mohon akuzat. 

Read more ...


Gaza: Sistemi shëndetësor në pikën e rrënimit, teksa s.ulmet intensifikohen më tej ndaj civilëve

Katër spitale kryesore në Gaza (Spitali Kamal Adwan, Spitali Indonezian, Spitali Hamad për Rehabilitim dhe Proteza, dhe Spitali Evropian i Gazës) janë detyruar të pezullojnë shërbimet mjekësore javën e kaluar për shkak të afërsisë së tyre me armiqësitë ose zonat e evakuimit, si dhe sulmet. OBSH-ja ka regjistruar 28 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza gjatë kësaj periudhe dhe 697 sulme që nga tetori 2023. Nga 19 spitalet, 12 ofrojnë një sërë shërbimesh shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër është në gjendje të ofrojë vetëm kujdes bazë emergjent.

Read more ...


Erdogan takon ministrin e jashtëm iranian, ja çfarë deklaroi presidenti turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shqetësimin e tij për tensionet e fundit ndërmjet Iranit dhe Izraelit, duke theksuar se rifillimi i bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara është e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë konflikt dhe mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi, në Stamboll. Në fjalimin e tij, Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol lehtësues në rifillimin e bisedimeve bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit. Ai vuri në dukje se negociatat mund të ofrojnë një mundësi për të ulur tensionet dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.

Read more ...

XS
SM
MD
LG