“Ishin dy autorë! Im bir është në intubim.Djalit i është paralizuar krahu i majtë”, babai i 14-vjeçarit të plagosur: "I ati ta dorëzojë vetë ose…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani. Fiqiri Meçe, babai i shokut të viktimës, 14-vjeçarit i cili u plagos gjatë konfliktit dhe që momentalisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore, ka zbuluar se autorë të ngjarjes janë dy, dhe jo vetëm M. P. Ndaj të cilit është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ai u shpreh se djali i ka rrëfyer gjithçka, ashtu siç ia ka treguar edhe autoriteteve policore, se autori i dytë ka pasur një thikë me të cilën ka goditur, që ka qenë më e vogël se ajo që i mori jetën 14-vjeçarit Cani.