Bosnja dyfishon pagën minimale, rritet në 614 euro. Po Shqipëria?!
E vërteta e “Ujit Zemzem”, pse quhet uji i mrekullive dhe cila është historia e burimit të tij?
Diçka që duket tepër interesante dhe gati e pamundur, është fakti se burimi i ujit Zemzem se gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt ky që shkakton huti tek shkencëtarët. Prej burimit të Zemzemit, i cili është vetëm 1.5 metër i thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk pakësohet niveli i ujit.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame e konsideron Bidenin si "k"riminel l"ufte"
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) pohon se presidenti amerikan Joe Biden është "kriminel lufte", pasi ka vendosur t'i sigurojë armë Izraelit, pavarësisht mospërmbushjes së kërkesës së SHBA-së për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.Në njoftimin e bërë nga CAIR thuhet se veprimet e Bidenit janë të barasvlefshme me të qenit bashkëpunëtor në krimet e luftës. "Financimi i vetëdijshëm i krimeve të luftës duke i shkelur ligjet e SHBA-së si dhe të drejtën ndërkombëtare ju bën juve kriminel lufte", thuhet më tej.
I"zraeli planifikon aneksimin e Bregut Perëndimor kur Trump të marrë detyrën
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar kur presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të marrë detyrën, transmeton Anadolu. Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Netanyahu në një takim pas dyerve të mbyllura tha se sërish do të rikthejë aneksimin e Bregut Perëndimor në axhendën e qeverisë së tij kur Trump të marrë detyrën.Dje, ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich tha se udhëzoi Divizionin e Vendbanimeve dhe Administratën Civile të Izraelit që të fillonin bazat për infrastrukturën për të "zbatuar sovranitetin" në Bregun Perëndimor.
Ish-kryeministri i"zraelit: Ne kemi sh"katërruar Rripin e Gazës
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, ka deklaruar se Izraeli ka "shkatërruar" Gazën, ku vazhdon sulmet që nga tetori i vitit të kaluiar, transmeton Anadolu.Olmert mori pjesë në panelin "Izrael-Palestinë: Një plan për dy shtete dhe një plan për paqen" si pjesë e Forumit të 7-të të Paqes, i cili u mbajt në kryeqytetin francez Paris. Ai theksoi se zgjidhja me dy shtete që ai propozoi në vitin 2008 mund të kishte ndryshuar plotësisht Lindjen e Mesme dhe jetën e miliona njerëzve në atë rajon.