“Provave të SPAK-ut s’u shpëton dot”, Havari godet Ballukun: Duhet të largohet, dosja është kopsitur, presim...
Ish-drejtori i policisë Mit’hat Havari ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive teksa foli edhe për kërkesën e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku nga detyra, për të cilën pritet vendimi final i Gjykatës Kushtetuese.
Havari thekson se Shqipëria ndodhet në një situatë kaotike, pasi nuk respektohen vendimet e gjykatave. Për Havarin, Balluku duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe të japë dorëheqjen.
Austria ndalon shamitë për vajzat nën 14 vjeç: ligj i ri ndez debat kombëtar
Ligjvënësit austriak kanë miratuar ligjin e diskutueshëm që ndalon shamitë në shkolla për vajzat nën moshën 14 vjeç, një veprim ky që grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e quajnë diskriminues dhe i cili mund të thellojë përçarjet shoqërore.
Qeveria e udhëhequr nga konservatorët, nën presionin e rritjes së ndjenjave anti-imigracioni, propozoi ndalimin këtë vit, duke argumentuar se është për të mbrojtur vajzat “nga shtypja”.
Vuçiç përmend Elbasanin në Bruksel, Rusia i shkruan presidentit serb gjatë vizitës në BE, irritohen liderët
Presidentet e Komisionit Europian dhe të Këshillit Europian, Ursula von der Leyen dhe Antonio Kosta, i prishën humorin Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës në Bruksel. Ata i thanë se “mbeten plotësisht të përkushtuar për të parë një Serbi demokratike në BE”.
Von der Leyen dhe Kosta njoftuan në X se kishin diskutuar rëndësinë e përshpejtimit të reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias, me Presidentin serb. Gjatë kësaj vizite është shënuar edhe një incident. Vuçiç i tha Von der Leyen se “sapo mori një mesazh nga Moska”, teksa ata po dilnin para kamerave për foton e rastit.
I.zraeli dhe Bolivia rinovojnë marrëdhëniet diplomatike pas 2 vitesh pezullim për shkak të luftës në Gaza
Izraeli dhe Bolivia rinovuan marrëdhëniet diplomatike pas dy vitesh ndërprerjeje për shkak të luftës në Gaza, tha sot në një deklaratë Ministria e Jashtme izraelite. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar dhe homologu i tij bolivian Fernando Aramayo nënshkruan të martën një deklaratë të përbashkët në Washington për të rivendosur zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.
"Ambasadorët do të emërohen në të ardhmen e afërt", tha Saar. Javën e kaluar, Bolivia njoftoi heqjen e kërkesave për viza për shtetasit amerikanë dhe izraelitë.
Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave
Një numër i madh nxënësish dhe stafi janë duke munguar në një numër të madh shkollash në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shpërthimeve të gripit dhe viruseve të tjera, duke mbyllur shumë prej tyre përkohësisht. Drejtuesit e shkollave pohojnë se situata po ngjason me periudhën e pandemisë Covid-19.
Një nga rastet më të prekura është St Martin's në Caerphilly, Uellsi, ku më shumë se 250 nxënës dhe mësues u sëmurën, duke u rikthyer te mësimi online. Simptomat përfshijnë të vjella, diarre, temperaturë të lartë, kollë dhe lodhje, me një periudhë rikuperimi prej rreth shtatë ditësh.