Dosja “Aruba” në SPAK/ Gomonia luksoze prej 850 mijë eurosh “lundroi” nga FIBANK-u dhe doli 400 mijë te BKT!
Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, hedhin dritë mbi një skemë të dyshuar të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ku përmenden edhe emra të njohur të botës së biznesit. Sipas përgjimeve të aplikacionit Sky ECC të administruara nga SPAK, në lidhje me një transaksion prej 400 mijë eurosh, i justifikuar në dokumentacion si pagesë për “blerje gomone”.
Sipas materialit hetimor, mjeti lundrues “Uragan” kishte një vlerë reale prej 850 mijë eurosh, ndërsa në dokumentet bankare është deklaruar shuma prej 400 mijë eurosh.