Lidhje


K.rimineli i.zraelit: Do të reduktojmë në nivel minimal ndihmat për Gazën kur Trump të marrë detyrën

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se ata do të reduktojnë hyrjet e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës në nivelin minimal pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të marrë detyrën, transmeton Anadolu.

 

Smotrichtha se pasi Trump të betohet si president i SHBA-së më 20 janar, administrata izraelite do të reduktojë ndihmën humanitare për Gazën "në nivelin minimal të kërkuar nga ligji ndërkombëtar".

Read more ...


'Zjarrvënësi' i Los Anxhelosit është a.rrestuar për të ashtëquajturin "Kenneth Fire' në enklavën e të famshëmve Calabasas, teksa numri i të v.dekurve arrin në 10

Një nga tre zjarret apokaliptike që shpërthyen në LA tani po hetohet si zjarrvënie me një të dyshuar të arrestuar - pasi numri i të vdekurve nga flakët arrin shifra të konsiderueshme. Zjarri i Kenneth prej 1000 hektarësh, i cili shpërtheu zonën e West Hills me një ritëm të shpejtë, është ende pjesërisht i kontrolluar ndërsa zjarret e tjera shumë më të mëdha - Palisades dhe Eaton - digjen jashtë kontrollit në të gjithë Los Anxhelosin.

 

Një oficer i lartë i LAPD tha për NewsNation se i dyshuari besohet të ketë shkaktuar qëllimisht zjarrin . Ai u arrestua pasi u ndalua nga qytetarët 'rreth 20 deri në 30 minuta' pasi dyshohej se kishte ndezur zjarrin.'Një i dyshuar u ndalua në zonën Woodland Hills nga qytetarët. Po hetohet si krim”, tha Charles Dinsel.

Read more ...


Zelensky thotë se Ukraina po i merr në pyetje ushtarët e kapur koreanoveriorë

Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, tha të shtunën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. "Këta janë dy ushtarë që, megjithëse të plagosur, mbijetuan dhe u dërguan në Kiev, ku po flasin me hetuesit e SBU-së [Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës]", tha Zelensky në Telegram. Zelensky postoi në Telegram gjithashtu edhe fotografi të ushtarëve për të cilët thotë se janë kapur.

 

Zelensky tha se kapja e këtyre ushtarëve ishte “e vështirë.” Ai pohoi se forcat ruse dhe koreanoveriore, që luftojnë në Kursk, kanë tentuar ta fshehin praninë e ushtarëve nga Koreja e Veriut, përfshirë duke i vrarë shokët e tyre të plagosur në fushëbetejë për ta shmangur kapjen e tyre dhe marrjen në pyetje nga Kievi.

Read more ...


Pamjet tronditëse tregojnë njerëzit 'duke ndezur qëllimisht një zjarr' në LA mes krizës sh.katërruese të zjarreve

Një video virale duket se përshkruan një grup njerëzish që qëndrojnë rreth një zjarri që është ndezur vetëm dy milje larg nga zjarret që shkatërrojnë. Ndërsa Los Anxhelosi vazhdon të luftojë me zjarret e tmerrshme, një video është bërë virale në internet që tregon një grup njerëzish duke qëndruar pranë asaj që duket të jetë një zjarr i ndezur nga njeriu.
 
 
Zjarrfikësit në zonë po merren me atë që raportohet të jetë zjarri më shkatërrues që ka goditur ndonjëherë qarkun e Los Angeles në zjarrin Palisades - duke zhvendosur mijëra banorë në zonën midis Malibu dhe Santa Monica.

Read more ...


Valë gripi në Gjermani, shtohet numri i të infektuarve, 40 të v.dekur në një muaj

Në Gjermani po shtohet ndjeshëm numri i të infektuarve me grip.  Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani. Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve. Madje ka edhe të vdekur.

Read more ...

XS
SM
MD
LG