Parlamenti libanez zgjodhi kreun e ushtrisë Joseph Aoun si president të ri
Parlamenti libanez zgjodhi për president kreun e ushtrisë, Joseph Aoun, duke i dhënë fund vakumit politik dyvjeçar në vend, raporton Anadolu. Aoun fitoi 99 vota gjatë raundit të dytë të votimit në Parlamentin prej 128 vendesh, sipas korrespondentit të Anadolu-t.
Në raundin e parë të votimit nuk u arrit të zgjidhej president, pasi Aoun siguroi vetëm 71 vota. Një kandidati i duhen dy të tretat e votave ose 86 ligjvënës, për të kaluar në fazën e parë. Në raundet pasuese nevojitet një shumicë absolute.