Lidhje


Spanja trondit Botërorin 2026: Largohemi nëse I.zraeli futet në grupe

Një nga kombëtaret favorite për të fituar Kupën e Botës ka ndezur një debat të madh në futbollin botëror. Qeveria e Spanjës ka sugjeruar tërheqjen nga Botërori 2026 nëse Izraeli arrin të kualifikohet në fazën e grupeve, duke vendosur FIFA-n përballë një situate të pazakontë.

 

Kryeministri Pedro Sánchez ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare të futbollit, duke argumentuar se duhet trajtuar njësoj si Rusia pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Read more ...


Forcat i.zraelite bombardojnë Spitalin e Fëmijëve në Gaza

Forcat izraelite kanë sulmuar me bombë Spitalin e Fëmijëve Al-Rantisi në qytetin e Gazës gjatë natës, duke detyruar evakuimin e 40 pacientëve. Zyra e shtypit e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës raportoi se kompleksit shëndetësor në lagjen Nasser i janë bërë tre sulme brenda pak minutash nga njëri-tjetri.

“Ky sulm riafirmon politikën sistematike të pushtimit izraelit për bllokimin e sistemit shëndetësor në rajon”, thuhet në deklaratën zyrtare.Spitali Al-Rantisi është i vetmi spital i specializuar në Rripin e Gazës dhe ofron shërbime të ndryshme, përfshirë onkologjinë, dializën, si dhe trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe tretjes.

Read more ...


Shqipëri, propozohet projektligji që nënkupton se kushdo mund të deklarojë gjininë që dëshiron

Në Kuvendin e Shqipërisë është dorëzuar projektligji "Për barazinë gjinore", ku ndër të tjera përcakton se gjinia ka kuptim gjithëpërfshirë. Në projektligjin e ri të propozuar nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, në lidhje me gjininë është përfshirë termi "gjithëpërfshirëse", duke nënkuptuar se kushdo mund të deklarojë gjininë që dëshiron.

 

Në hyrje të projektligjit në fjalë thuhet se synohet të garantohet, mbrohet dhe promovohet arritja e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë.

Read more ...


Londër: Dhjetëra-mijëra protestojnë kundër emigracionit

Më shumë se 110.000 vetë dolën në rrugët e Londrës për të protesuar gjatë një demonstrate të madhe të organizuar nga skena e djathtë në Britaninë e Madhe. Sipas mediave kjo ishte një nga protestat më të mëdha të këtij lloji. Marshi i protestës ishte organizuar dhe u drejtua nga ekstremisti i njohur i djathtë britanik Tommy Robinson. Në disa momente gjatë demonstratës pati edhe përleshje me policinë dhe disa persona u arrestuan. Në pllakatet e tyre protestuesit bënin thirrje për politika më të rrepta për azilin me slogane të tilla si "Ndaloni anijet" apo "Kthejeni nga kanë ardhur ".

Read more ...


Greqi/Babai v.rau nënën, flet vajza: Mami kishte lidhje intime, fajin e kishin të dy

Për herë të parë pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ka folur Anastasia, vajza 18-vjeçare e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci. Në një intervistë për televizionin grek MEGA, e reja ka rrëfyer mes lotësh dhimbjen dhe tronditjen që po përjeton, ndërsa thekson se për të, fajtorë janë të dy prindërit.

 

“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne. Nëna ime kishte një lidhje tjetër intime, babai im ishte xheloz dhe kjo është arsyeja pse ndodhi sherri. Ky burrë po fliste me nënën time, mendoj se kishin qenë bashkë për një kohë, nuk e di, nuk mund të gënjej… Ai na u fut në rrugë dhe na shkatërroi të gjithë familjen,” – tha ajo.

Read more ...

XS
SM
MD
LG