Lidhje


Kafeneja në Tiranë me mbishkrim: Rusët dhe I.zraelitët nuk janë të mirëseardhur

Që prej datës 7 shtator 2025, sipërmarrësi i bar-kafenesë “Barcelona” në zonën e ish-bllokut në Tiranë ka vendosur një tabelë solidarizuese për Gazën dhe Ukrainën. Enis Bylyku thotë për TRT Balkan se: “Kjo vendimmarrje për ta ndaluar frekuentimin e shtetasve rusë dhe izraelitë në biznesin e tij erdhi për t’i sensibilizuar ata që të reagojnë në shtetet e veta respektive mbi Gazën dhe Ukrainën.”

 

Bylyku shpjegon se pjesë rutinore e mëngjesit është leximi i lajmeve, të cilat e kanë ndikuar deri në pikën që vendosi që të ndërmarrë një nismë qytetare, për të mos lejuar klientët nga Izraeli dhe Rusia në ambientet e lokalit të tij.

Read more ...


“Herzog ndeshet me kritikën britanike: Takimi me Starmer ndez tensionet në Londër”

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se kishte debatuar me kryeministrin britanik Keir Starmer në Downing Street të mërkurën gjatë një takimi "të ashpër" që trajtoi mosmarrëveshjet e thella mbi sjelljen e fundit nga vendet e njëri-tjetrit.


Takimi vjen një ditë pasi Izraeli zgjeroi sulmet e tij ndaj Hamasit duke nisur një sulm ajror që synonte vrasjen e udhëheqësve politikë të grupit islamist në Katar, një aleat britanik në Lindjen e Mesme, sulm të cilin Starmer e dënoi.

Read more ...


NATO përgatit përgjigje ushtarake ndaj incidentit me dronë në Poloni

NATO po përgatit një “përgjigje ushtarake mbrojtëse” ndaj incidentit me dronë që ndodhi në hapësirën ajrore të Polonisë, me qëllim forcimin e krahut lindor të aleancës, raporton Bloomberg duke cituar burime të afërta me çështjen.

 -

Sipas raportimit, aleanca po shqyrton dy nivele reagimi: një politik dhe një ushtarak. Reagimi politik është dhënë tashmë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si dhe nga liderët e vendeve anëtare, të cilët fajësuan Rusinë për tensionimin e situatës në kufirin lindor të NATO-s.

Read more ...


Rama : Ti hapet rruga shkarkimit të Veliajt/Ogerta Manastirliu kandidate e PS për Kryetare të Bashkisë së Tiranës

Ogerta Manastirliu është zyrtarizuar sot si kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku sipas tij, vetë Manastirliu nuk ishte në dijeni për këtë vendim.

 

“Të ma falësh,” u shpreh Rama me humor përpara anëtarëve të asamblesë, teksa e prezantoi emrin e saj. Ai theksoi se Manastirliu përfaqëson profilin që i duhet Tiranës në këtë moment.

Read more ...


DASH sanksionon dy ish-zyrtarë të lartë të Malit të Zi

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës.

 

 
Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviq, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.

Read more ...

XS
SM
MD
LG