Lidhje


7 ditët që tronditën FIFA-n/ Infantino humb aleatët, UEFA përgatit betejën për ta rrëzuar

 

Gianni Infantino po përjeton krizën më të rëndë që prej zgjedhjes së tij në krye të FIFA-s, pasi projekti për përfshirjen e kapitalit privat në garat e organizatës shkaktoi një rebelim të gjerë ndërkombëtar dhe vuri në diskutim të ardhmen e tij si president. Infantino synonte krijimin e një sipërmarrjeje të re, ku investitorëve privatë do t’u jepej deri në 20 për qind e aksioneve të aktiviteteve komerciale të FIFA-s, përfshirë të drejtat që lidhen me Kupën e Botës. Projekti u përfol se mund të përfshinte edhe një kompani amerikane me lidhje familjare me rrethin e presidentit Donald Trump.

Read more ...


Pas krizës së emigrantëve në Spanjë, Meloni kërkon zgjerimin e “modelit shqiptar”

 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pritet të propozojë zgjerimin e modelit të Shqipërisë për qendrat e riatdhesimit, duke e paraqitur atë si pjesë të politikës së re të BE-së për forcimin e kontrollit të emigracionit. “Giorgia Meloni po shqyrton propozime. Nga krijimi i qendrave të reja të riatdhesimit në stilin e Shqipërisë deri te marrëveshjet ekonomike edhe më të rrepta me vendet afrikane”, shkruan sot Corriere della Sera, përpara samitit të emergjencës në Ceuta të thirrur nga BE për të martën.

Read more ...


Rusia konfiskon 123 prona të Dëshmitarëve të Jehovait dhe ia kalon shtetit

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar konfiskimin e 123 pronave të Dëshmitarëve të Jehovait dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit rus, njoftoi të premten shërbimi gjyqësor i kryeqytetit.

 

Sipas autoriteteve, pronat ishin të regjistruara më parë në emër të degës suedeze të Dëshmitarëve të Jehovait. Ato përfshijnë 63 objekte banimi dhe ambiente tregtare me një sipërfaqe totale prej mbi 11 mijë metrash katrorë, si edhe 60 parcela toke që shtrihen në rreth 5.6 hektarë në zona të ndryshme të Rusisë.

Read more ...


Kriza në Ceuta, Sanchez kritika vendeve të BE-së: Reagime egoiste dhe përçarëse

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u është kundërpërgjigjur disa vendeve të Bashkimit Evropian për atë që ai e cilësoi si reagimin e tyre ‘egoist, përçarës dhe të paligjshëm’ ndaj kalimeve masive të kufirit në Ceuta, ndërsa falënderoi Marokun për ndihmën e tij në përballimin e kësaj krize.

 

Në një letër drejtuar Brukselit, ai tha se disa shtete evropiane kanë zgjedhur të “sulmojnë” Spanjën dhe të kërkojnë përjashtimin e saj të përkohshëm nga zona Shengen, të nxitura nga “paragjykime, lajme të rreme, injorancë ose interesa politike” që është në kundërshtim me ligjin evropian, ligjin humanitar dhe parimet e solidaritetit të BE-së.

Read more ...

XS
SM
MD
LG