Lidhje


Netanyahu pranon rënien e mbështetjes për Izraelin në SHBA!

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar se ka një rënie të popullaritetit të Izraelit dhe administratës së tij në mesin e publikut amerikan, duke fajësuar ndryshimin në mediat sociale. Opinioni publik ndaj Izraelit në ShBA është bërë gjithnjë e më negativ, sipas disa sondazheve të fundit, duke reflektuar shqetësimin në rritje për fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza. Një studim i korrikut nga Qendra Kërkimore "Pew" zbuloi se amerikanët janë bërë më kritikë ndaj popullit dhe qeverisë izraelite gjatë viteve të fundit.

Read more ...


Raketë ruse bie në Poloni, NATO në alarm: "Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat"

 

Një raketë ruse e dyshuar e tipit Kh-101 ka rënë në territorin e Polonisë gjatë sulmit masiv që Moska ndërmori ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar një nga incidentet më serioze në territorin e një vendi anëtar të NATO-s që prej nisjes së luftës. Objekti ra pranë fshatit Tarnawa-Kolonia në rajonin e Lublinit, duke krijuar një krater të madh, ndërsa autoritetet polake konfirmuan se nuk pati viktima. Menjëherë pas incidentit, Polonia ngriti në fluturim avionët luftarakë dhe aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa nisi hetimet në koordinim me aleatët.

Read more ...


Polonia ndalon njohjen e martesave të së njëjtës gjini të lidhura jashtë vendit

Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka vendosur që nga tani e tutje shteti do të njohë ligjërisht vetëm martesat ndërmjet një burri dhe një gruaje, duke rrëzuar ndryshimet ligjore që do të mundësonin regjistrimin e martesave të së njëjtës gjini të lidhura në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

 

Vendimi unanim i gjykatës e shpall të papajtueshme me Kushtetutën regjistrimin në regjistrin civil polak të martesave të së njëjtës gjini të lidhura jashtë vendit. Sipas gjykatës, Kushtetuta e Polonisë e përcakton qartë martesën si bashkim mes një burri dhe një gruaje dhe çështjet që lidhen me familjen dhe martesën janë kompetencë e autoriteteve kombëtare.

Read more ...


Malajzia urdhëron dëbimin e çdo shtetasi i.zraelit

Malajzia ka rikonfirmuar qëndrimin e saj të ashpër ndaj Izraelit. Kryeministri Anwar Ibrahim deklaroi se çdo shtetas izraelit që identifikohet brenda territorit të vendit do të dëbohet menjëherë, pasi Kuala Lumpuri nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe nuk lejon hyrjen e qytetarëve të tij.

 

Deklarata erdhi pas dyshimeve se disa shtetas izraelitë me dyshtetësi kishin hyrë në Malajzi duke përdorur pasaporta të vendeve të tjera dhe po qëndronin në një komunitet teknologjik në Johor. Autoritetet nisën hetime, ndërsa kryeministri theksoi se, nëse konfirmohet prania e tyre, masa do të jetë e menjëhershme: dëbim nga vendi.

Read more ...


Procedim disiplinor nga FIFA: përveç sherrit në Spanjë-Argjentinë, nën hetim edhe pankarta politike

Tashmë është zyrtare: FIFA ka hapur procedim disiplinor pas incidenteve që ndodhën në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Në qendër të hetimit është përplasja masive pas përfundimit të ndeshjes, të fituar nga Spanja e Luis de la Fuente. Në dokumentet disiplinore përfshihen pesë përfaqësues të Argjentinës dhe një i Spanjës: Leandro Paredes, Nahuel Molina, Thiago Almada, Roberto Ayala dhe Pablo Martín Páez Gavira, i njohur si Gavi.

 

Procedimi pritej prej kohësh dhe FIFA kishte njoftuar se do të analizonte me kujdes ngjarjet e finales së 19 korrikut. Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, personave të përfshirë u është dhënë e drejta të paraqesin mbrojtjen e tyre përpara se Komiteti Disiplinor të marrë vendimin përfundimtar.

Read more ...

XS
SM
MD
LG