Lidhje


Lëvizjet e fundit ushtarake dhe të sigurisë nga Japonia, Kina shpreh shqetësim: Sinjal i rrezikshëm

Kina është thellësisht e shqetësuar për lëvizjet e fundit ushtarake dhe të sigurisë të Japonisë, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.

Lin i bëri komentet në një konferencë të rregullt për shtyp kur iu kërkua të komentonte mbi vërejtjet e kryeministres japoneze Sanae Takaichi në parlament, në lidhje me parimet e Japonisë për të mos poseduar, prodhuar ose futur armë bërthamore në territorin e saj.

 

Takaichi mbeti e paqartë në qëndrimin e saj mbi Tre Parimet Jo-Bërthamore, duke lënë të kuptohet mundësia e braktisjes së tyre. Zyrtarë të lartë japonezë madje kanë pohuar se nuk e përjashtojnë futjen e nëndetëseve bërthamore, tha Lin. “Kjo ekspozon plotësisht ndryshimin e rëndësishëm dhe negativ të politikës së Japonisë dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm për bashkësinë ndërkombëtare.

 

Kohët e fundit, Takaichi bëri vërejtje provokuese mbi çështjen e Tajvanit, duke nënkuptuar mundësinë e ndërhyrjes me armë në Ngushticën e Tajvanit, tha Lin.

Lin i kërkoi palës japoneze të përmbahet në rrugën e zhvillimit paqësor, të ndalojë së kërkuari justifikime për zgjerimin e vet ushtarak dhe të fitojë besimin e fqinjëve të saj aziatikë dhe të bashkësisë ndërkombëtare me veprime konkrete.


Shefi i OKB-së shpreh "shqetësim të thellë" për raportet e mizorive masive në El-Fasher

Antonio Guterres kërkon ndalimin e armiqësive, ndërprerjen e fluksit të armëve nga jashtë, hapa të shpejtë drejt zgjidhjes së negociuar në vend.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së shprehu "shqetësim të thellë" për raportet e mizorive masive dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në El-Fasher të Sudanit, duke shtuar se dhuna po përkeqësohet edhe në rajonin e Kordofanit, transmeton Anadolu.

 

Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Antonio Guterres bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, ndërsa luftimet intensifikohen midis Forcave të Armatosura Sudaneze dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Read more ...


Trump nënshkruan projektligjin që detyron publikimin e dosjeve të Jeffrey Epstein

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të mërkurën një projektligj që urdhëron Departamentin e Drejtësisë të publikojë brenda 30 ditëve të gjitha dosjet e lidhura me Jeffrey Epstein, autorin e ndjerë të krimeve seksuale.

 

Ligji detyron publikimin e dokumenteve hetimore në një format të kërkueshëm dhe të shkarkueshëm, përfshirë transkripte intervistash të viktimave e dëshmitarëve, materiale të sekuestruara, komunikime të brendshme të DOJ-it dhe regjistra fluturimesh.

Read more ...


AKU bllokon sërish misër nga Serbia, ngarkesa 75 tonë ndalohet në Han të Hotit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri të importuar nga Serbia. Këtë herë bëhet fjalë për 75 tonë misër, i ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike.Vetëm disa ditë më parë, nga i njëjti subjekt eksportues, AKU kishte ndaluar 25 tonë misër, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të bllokuar deri më tani.

 

Sipas njoftimit të AKU Shkodër, kontrollet janë ndërmarrë për të përcaktuar nëse produkti përmban nivele të larta të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që mund të tejkalojë normat e lejuara në Shqipëri.

Read more ...


Rumania ngre alarmin për sulmet/ Qëllohet me dron anija që transportonte gaz në kufi me Ukrainën, evakuohet gjithë fshati

Autoritetet rumune urdhëruan evakuimin e banorëve në një fshat afër lumit Danub, që formon kufirin me Ukrainën, pasi një dron thuhet se ka goditur një anije që transportonte gaz të lëngshëm natyror në anën ukrainase të lumit.

 

Në një deklaratë të publikuar më 17 nëntor, Ministria e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të monitorimit dhe mbikëqyrjes me radar gjithashtu kanë zbuluar dhe ndjekur objekte në hapësirën ajrore ukrainase pranë fshatit rumun.

Read more ...

XS
SM
MD
LG