Qeveria palestineze: Izraeli kreu gjashtë masakra në tre ditë në zonat që i përcaktoi si "të sigurta"
Zyra e mediave e qeverisë palestineze në Gaza tha se ushtria izraelite kreu gjashtë masakra brenda tre ditëve duke i shtyrë me forcë njerëzit në zonat që pretendohej se ishin "të sigurta" në qytetin Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, dhe më pas i bombarduan ato zona duke rezultuar në vdekjen e 31 personave.
"Lufta gjenocidale kundër civilëve, fëmijëve dhe grave në Rripin e Gazës do të mbetet një njollë për njerëzimin dhe gjithë botën që dëshmoi këto krime dhe mbeti joaktive për t'i dhënë fund kësaj lufte të pamoralshme të gjenocidit", thuhet në deklaratën e qeverisë.