Eurovision 2024/ Kandidati izraelit vritet në Gaza
Një rezervist izraelit është vrarë në Rripin e Gazës , disa javë pas audicionit të suksesshëm për një shfaqje televizive për të zgjedhur artistin që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2024 .
Sipas Jerusalem Post, Shaul Greenglick , 26 vjeç, u shfaq në shfaqjen televizive më 3 dhjetor ndërsa ishte në leje nga mobilizimi i tij në luftën kundër Hamasit. I veshur me uniformë ushtarake, ai këndoi një baladë popullore dhe mori dritën jeshile për raundin e ardhshëm të procesit të përzgjedhjes.