OBSH: Identifikohen 2 rastet e para, të infektuara me mpox në Angli
Virusi mpox apo siç njihet ndryshe lija e majmunit ka regjistruar dy rastet e para të transmetimit local në Mbretërinë e Bashkuar. 2 personat e konfirmuar pozitiv me virusin mpox, clade Ib jetonin në të njëjtën shtëpi me rastin e infektuar gjatë udhëtimit në disa vende afrikane.
Këto janë rastet e para të transmetuara lokalisht të clade Ib në Rajonin Europian të OBSH-së dhe të parat jashtë Afrikës që nga shpallja e Emergjencës Shëndetësore Globale për herë të dytë në gusht 2024.