“Pse pesë persona janë arrestuar për rrjedhje të dokumenteve të klasifikuara të Hamasit në I"zrael?
Në skandalin e fundit që goditi kryeministrin Benjamin Netanyahu, zëdhënësi i tij është në mesin e atyre që dyshohen për tjetërsimin dhe nxjerrjen e dokumenteve në shtyp. Një stuhi e re politike ka përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas arrestimit të një numri personash në lidhje me një rrjedhje të supozuar të dokumenteve të klasifikuara nga zyra e tij.
Dokumentet në fjalë supozohet se janë dokumente të strategjisë ushtarake të Hamasit, të gjetura nga inteligjenca ushtarake izraelite në Gaza dhe më pas të tjetërsuara nga të dyshuar brenda, ose afër, zyrës së kryeministrit dhe institucionit të mbrojtjes. Dokumentet më pas thuhet se u ekspozuan në gazetën gjermane, Bild, dhe në "Jewish Chronicle" në Mbretërinë e Bashkuar, si një marrëveshje e mundshme armëpushimi për Gazën që do të arrihej në shtator të këtij viti, e cila përfundimisht dështoi.