Lidhje


Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme

Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa ajo të arrijë fitore në luftën në Ukrainë, tha ministrja e Jashtme koreanoveriore, Choe Son Hui, të premten pas një takimi me homologun e vet rus në Moskë, Sergei Lavrov.

 

“Marrëdhëniet tona tradicionale dhe historike, të cilat kanë përshkruar dhe sprovuar rrugët e historisë, sot...po rriten në një shkallë të re marrëdhëniesh së miqësisë së pamposhtur ushtarake”, i tha ajo Lavrovit.

Read more ...


Austri, dy policë pezullohen nga puna për shpërndarjen e propagandës n"aziste

Dy oficerë policie në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, janë pezulluar nga detyra për shpërndarjen e përmbajtjeve naziste dhe antisemite përmes aplikacioneve të mesazheve, transmeton Anadolu.

 

Gjatë një kontrolli në celularin e një personi muajin e kaluar, u zbuluan postime naziste dhe antisemite dhe numri i telefonit i përkiste një oficeri policie, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Vjenës.

Read more ...


Ish-gjenerali izraelit: Ushtria izraelite shumë larg arritjes së fitores në Rripin e Gazës

Ish-gjeneralmajori izraelit në pension, Yitzhak Brik ka mbrojtur idenë se ushtria e tyre është shumë larg arritjes së fitores në Rripin e Gazës, se anëtarët e Hamasit janë ende në tunele dhe se kanë përgatitur ushqime të mjaftueshme për dy vjet, transmeton Anadolu.

 

Ish-gjeneralmajori Brik, i cili shërbeu si kryetar i Komitetit të Ankesave në ushtrinë izraelite, në një intervistë për gazetën "Maariv" tha se "ushtria izraelite gënjen për çështjen e shkatërrimit të tuneleve në Gaza".

Read more ...


BE-ja akoma pa qëndrim të qartë për zgjedhjet në Gjeorgji

Procesi i pranimit të Gjeorgjisënuk ka gjasa të ecë përpara edhe ca kohë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian tha në pyetjen e DW se fillimisht duhet të zbardhen dyshimet për rezultatin e zgjedhjeve dhe të tërhiqen ligjet jodemokratike.

 

Pas zgjedhjeve të javës së kaluar në Gjeorgji, tani po diskutohet se kush fitoi. Partia në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane” pretendon se është fituese. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se kjo parti ka marrë më së shumti – 54 për qind të votave.

Read more ...


Zemërim dhe indinjatë në Spanjë/Pamje apokaliptike nga përmbytjet, shkon rreth 150 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e përmbytjeve katastrofike që kanë përfshirë Spanjën lindore dhe jugore. Autoritetet raportojnë për mbi 150 të vdekur, bilanc i cili pritet të rëndohet me kalimin e orëve.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar pasoja katastrofike duke shkatërruar banesa dhe rrugë. Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e breshërit kanë shkaktuar përmbytjen fatkeqësinë më të madhe natyrore që ka goditur vendin në dekadat e fundit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG