Irani: Çdo ndërhyrje amerikane në Hormuz është shkelje e armëpushimit!
Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi sot se Teherani do ta konsideronte çdo “ndërhyrje amerikane” në Ngushticën e Hormuzit si një “shkelje” të armëpushimit , pasi Donald Trump njoftoi se po planifikohej një operacion detar për të shoqëruar anijet e bllokuara në Gjirin Persik.