Lidhje


Kroacia miraton blerjen e 18 sistemeve raketore Chunmoo nga Koreja e Jugut

 Qeveria kroate miratoi të premten blerjen e 18 sistemeve raketore koreanojugore K239 Chunmoo, si pjesë e një pakete investimesh për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë. 

Blerja, me vlerë 544,1 milionë euro, përfshin sistemet lëshuese, municionet raketore dhe pajisjet shoqëruese. Dorëzimet do të realizohen nga viti 2026 deri në vitin 2029.

 

Sistemet Chunmoo do t'i zëvendësojnë sistemet e vjetruara SVLR Vulkan dhe SVLR GRAD BM-21, duke i mundësuar ushtrisë kryerjen e goditjeve të sakta ndaj objektivave në distanca përtej rrezes së artilerisë konvencionale me tyta dhe raketa.

Kryeministri Andrej Plenkoviq tha se ky është investimi më i rëndësishëm për ushtrinë që nga viti 1995.

“Pas Rafale, ky është një nga investimet më të mëdha dhe më të rëndësishme në modernizimin e Forcave të Armatosura Kroate që nga përfundimi i Luftës së Atdheut. Për herë të parë, po fitojmë aftësinë për të goditur shpejt dhe me saktësi objektiva në distanca shumë të gjata”, tha ai.

 

 

Sipas qeverisë, sistemi Chunmoo mund të përdorë dy lloje të ndryshme raketash të kalibrave të ndryshëm në të njëjtin sistem lëshues.

Procedura e prokurimit u zhvillua me kompaninë koreanojugore Hanwha Aerospace dhe kompaninë polake WB Electronics.

Hanwha Aerospace do t'i furnizojë sistemet lëshuese, municionet raketore dhe pajisjet shoqëruese. Ndërkaq, WB Electronics do ta sigurojë sistemin e komandës dhe kontrollit.

 

 

“Kroacia po investon në kapacitetet e saj mbrojtëse, jo për të kërcënuar ndokënd, por për të parandaluar çdo kërcënim, për ta garantuar sigurinë e qytetarëve, territorit dhe interesave kombëtare kroate dhe, në këtë mënyrë, për të kontribuuar në sigurinë dhe mbrojtjen kolektive të Evropës”, tha Plenkoviq.

Qeveria miratoi gjithashtu pajisje shtesë për avionët luftarakë shumërolësh Rafale të Kroacisë, me vlerë 112.224 milionë euro, përfshirë TVSh-në.

Pajisjet do t’i përmirësojnë avionët nga standardi F3R në F4 dhe përfshijnë detektorë raketash, si dhe sisteme për zbulimin, identifikimin dhe gjurmimin e objektivave në ajër, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

 

Qeveria miratoi gjithashtu përmirësimin e sistemit të komunikimit luftarak të Forcave Ajrore, me një kosto prej 41,1 milionë eurosh, ndërsa puna është planifikuar të zhvillohet nga viti 2026 deri në vitin 2030.


E shiti shtëpinë në Francë për të ndërtuar një xhami në Prizren


Pa i mbushur ende 20 vjeç, Bilall Likaj nga Lubeqeva e Prizrenit u nis drejt Francës, ku jetoi dhe punoi për rreth shtatë dekada. Në moshën 88-vjeçare, ai vendosi të kthehej në vendlindje.


Bilalli i dhuroi Bashkësisë Islame 7 ari tokë në Prizren dhe me kursimet e tij financoi ndërtimin e Xhamisë “Bilali”, e njohur nga shumë qytetarë edhe si “Xhamia e Gurit”.
Për ta realizuar këtë dëshirë, ai thotë se shiti edhe shtëpinë që kishte blerë gjatë viteve të punës në Francë.


“Kam punuar në rini, bleva një shtëpi në Francë… pastaj e shita për ta ndërtuar xhaminë. Në atë xhami e kam lënë shpirtin.”


Një jetë larg vendlindjes dhe një vepër që zgjodhi ta linte pas në Prizren. 


Më shumë se 900 familje të zhvendosura në dy ditë pas intensifikimit të luftimeve në Taiz të Jemenit

Më shumë se 900 familje janë zhvendosur brenda dy ditësh, pasi luftimet mes forcave qeveritare jemenase dhe Huthive u intensifikuan në provincën perëndimore Taiz, njoftuan të premten autoritetet lokale. 

Sipas të dhënave paraprake nga zyra e Ministrisë së Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Jemenit në Taiz, 917 familje u larguan nga shtëpitë e tyre të enjten dhe të premten, mes rifillimit të luftimeve në rrethin Maqbanah dhe zonat përreth, veçanërisht në Jabal Habashi.

Zyra tha se përshkallëzimi i luftimeve i detyroi banorët të evakuojnë disa komunitete dhe kampe të personave të zhvendosur, ndërsa zona të banuara dhe vende ku strehohen të zhvendosur u vunë gjithashtu nën sulm.

Read more ...


Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve

Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve.

KOHA ka siguruar aktakuzën. Në të përmenden me detaje emrat dhe veprimet që dyshohet se i kanë kryer secili prej të akuzuarve. Në mesin e tyre, 13 persona janë të lindur në Kosovë.

Read more ...


Tallje “të pasmesh”: Ermal Beqiri fiton tender të ri për AKSHIN

Shteti shqiptar vazhdon të thyejë çdo rekord absurdi. Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet i arrestuar në Francë dhe në pritje të ekstradimit ndaj Shqipërisë lidhur me akuzat për abuzime me tenderat e pengmarrje, kompania e tij vazhdon të vjelë pa asnjë pengesë miliona nga paratë e taksapaguesve.

ipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt "Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI".

Read more ...

XS
SM
MD
LG