Lidhje


Mohamed Alabbar: Ndërtimi në Portin e Durrësit ishte një gabim, veprova shumë shpejt

Biznesmeni dhe sipërmarrësi global, Mohamed Alabbar ka deklaruar se ndërtimin në portin e Durrësit ishte një gabim. Në një rrëfim të publikuar më 1 gusht, Alabbar u shpreh se ndërtimi në Shqipëri u bë shumë shpejt dhe se ishte një gabim. "Për shembull, në Shqipëri e ndërtova shumë shpejt. Ishte një gabim," deklaroi ai.

 

Më tej, Alabbar ndalet te përvoja e tij në Mal të Zi, ku thotë se nuk duhej të kishte marrë pjesë në tenderin për plazhet, duke e cilësuar atë si një ide budallaqe. Ai thotë se pas këshillave ligjore që kishte marrë, kompania e tij paraqiti një ofertë më të lartë për të siguruar fitoren në tender. Megjithatë Mohamed Alabbar e konsideron këtë si një vendim të gabuar.

Read more ...


SKANDALI I ZVËRNECIT/ Prokuroria ngre 4 akuza për resortin e lidhur me dhëndrin e Trump

 

Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës thotë se ka regjistruar procedimin penal me nr. 772.

Read more ...


Kamarieri 1000 euro, punëtori i makinave ushtarake 800, kontrasti që ‘shkërmoq’ propagandën e pagave të Ramës

Dokumentet e publikuara së fundmi në media kanë nxjerrë pah faktin se punonjësit e kompanisë KAYO, e krijuar si pjesë e ambicies së qeverisë për zhvillimin e industrisë ushtarake, paguhen rreth 800 euro në muaj.

 

Një shifër që në pamje të parë mund të konsiderohet si pagë mesatare në tregun shqiptar të punës, por që merr një tjetër kuptim kur krahasohet me mënyrën se si vetë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të prezantojë realitetin e pagave në vend.

Read more ...


BALLUKU SHTATZËNË?/ Berisha shpërthen me ironi: “SPAK po hap minimaternitetin për ministret”

 

Kryetari i PD, Sali Berisha teksa u paraqit në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje në një deklaratë për mediat, komentoi lajmin e përfolur pak ditë më parë për një shtatzëni të mundshme të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Me ironi Berisha tha se në SPAK po ndërtohet një minimaternitet sepse pas Ballukut dhe bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, edhe zyrtare të tjera do të bëjnë të njëjtën gjë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG