Rama vazhdon të sfidojë protestuesit: Zvërneci vazhdon, fajin e kanë “algoritmet”
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e qershorit dhe duke këmbëngulur se protestat e fundit kanë një përbërje më të fortë politike.
Në intervistën për UnHerd, Rama tha se protestat e sotme, sipas tij, janë të nxitura kryesisht nga forca të vogla opozitare, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme. Në ndryshim, ai vlerësoi protestat e qershorit si më të mëdha dhe me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve që kishin votuar Partinë Socialiste.