Euro prek nivelin më të ulët historik: Këmbehet me 92 lekë
Euro ka prekur sot kuotën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në tregun vendas, duke u këmbyer me vetëm 92 lekë. Të dhënat nga agjencitë e këmbimit valutor në të gjithë vendin konfirmojnë rënien e mëtejshme dhe të lirë të valutës europiane përballë monedhës kombëtare. Sipas ekspertëve, ky dobësim i vazhdueshëm i euros lidhet drejtpërdrejt me fluksin e madh të valutës që po hyn në Shqipëri.
Kjo rënie e skajshme ka ngritur dyshime të forta tek analistët ekonomikë mbi burimet e vërteta të këtyre flukseve masive të valutës që po mbytin tregun.