Iraku "hap" burgjet, lirohen mbi 35,000 të burgosur, përfshihen edhe të dënuar për te.rrorizëm
Mijëra persona janë liruar dhe dënimet me vdekje janë pezulluar përkohësisht pas një ligji të ri për amnisti. Këshilli Suprem Gjyqësor i Irakut njoftoi se më shumë se 35,000 njerëz janë liruar nga burgjet dhe qendrat e paraburgimit si pjesë e një ligji për amnisti të zbatuar gjerësisht, të miratuar më parë këtë vit.
Sipas deklaratës, gati 144,000 njerëz, përfshirë ata në paraburgim, me kusht ose me urdhër arresti aktivë, mund të shmangin gjithashtu dënimet me burg ose të jenë të kualifikuar për lirim. Gjykatat kanë mbledhur më shumë se 34 milionë dollarë kompensim nga ata të dënuar për vjedhje dhe korrupsion.