Barcelona marshon për Palestinën, mbi 70 mijë njerëz kërkojnë fundin e luftës
Mijëra njerëz kanë marshuar nëpër qendër të Barcelonës në mbështetje të Palestinës, duke kërkuar fundin e luftës në Gaza dhe fundin e tregtisë së armëve me Izraelin.
Pas një banderole të madhe të kuqe që shkruante “Ndaloni gjenocidin në Palestinë. Ndaloni tregtinë e armëve me Izraelin”, të paktën 70,000 protestues, sipas policisë së qytetit, marshuan paqësisht nëpër rrugët e qendrës së qytetit, duke thirrur slogane si “Bojkotoni Izraelin!” dhe “Çlironi Palestinën!”