Një vetëvr.asje, një plagosje, shumë heshtje: “Ibrahim Rugova” përballet me krizën që u injorua
Gjimnazi “Ibrahim Rugova” në Kamëz është kthyer në qendër të vëmendjes pas dy ngjarjeve tronditëse që kanë ndodhur brenda pak orësh: një vajzë 16-vjeçare, nxënëse e vitit të parë, i ka dhënë fund jetës pasi ka lënë orët e mësimit, ndërsa sot pranë shkollës, dy nxënës janë plagosur me thikë pas një konflikti mes adoleshentësh.
Nga denoncimet e shumta që kanë mbërritur në redaksinë tonë, prindërit dhe mësuesit ngrenë akuza direkte ndaj drejtuesve të shkollës dhe oficerit të sigurisë. Sipas tyre, shenjat e para të konfliktit mes nxënësve që u përfshi në përplasjen me thikë ishin të njohura prej kohësh, por nuk u mor asnjë masë parandaluese.