Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën
Gana dhe Serbia kanë vendosur të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore. Ministri i Punëve të Jashtme të Ganës Samuel Okudzeto Ablakwa deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Serbinë për dërgimin e më shumë se 100 mijë punëtorë nga Gana në një vit.
Ai tha se Serbia ka dhënë 51 bursa për studentët ganezë dhe planifikon të japë edhe 30 të tjera këtë vit. Në këmbim, Gana ka ofruar bursa për studentët serbë të interesuar për studime afrikane.