Lidhje


Gjermania i kërkon I.zraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë "të sigurt" dhe "humane"

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të lejojë shpërndarjen e ndihmës për palestinezët në një mënyrë “të sigurt” dhe “humane”,.

 

Merz ka zhvilluar një telefonatë me Netanyahun dhe ka diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, duke shprehur shpresën e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, tha zëdhënësi i tij Stefan Kornelius në një deklaratë.

Read more ...


E para në BE: Sllovenia shpall “non grata” ministrat i.zraelitë Ben-Gvir dhe Smotrich

Sllovenia u bë shteti i parë anëtar i BE-së që zyrtarisht shpall dy ministra izraelitë si persona non grata, duke përmendur si arsye rolin e tyre në atë që e quajti “situatë e padurueshme” në Gaza, njoftoi sot ministrja e Jashtme Tanja Fajon.

 

“Pas seancës së sotme qeveritare, kemi miratuar vendimin për të shpallur ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare (Itamar Ben-Gvir) dhe ministrin e Financave (Bezalel Smotrich) si persona non grata në Republikën e Sllovenisë”, tha Fajon, sipas një postimi të ndarë nga Ministria e Jashtme sllovene në X.

Read more ...


Qeveria i.zraelite humbet shumicën, opozita kërkon zgjedhje urgjente

Koalicioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Izrael humbi shumicën pasi u largua partia Shas, duke e lënë atë me më pak se 61 anëtarë të Knessetit dhe duke e kthyer në një qeveri pakice. Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si një qeveri pakice që ka humbur legjitimitetin për të marrë vendime madhore për shtetin.

 

“Shteti i Izraelit, që nga sot, drejtohet nga një qeveri pakice. Një qeveri e tillë nuk ka të drejtë të dërgojë ushtarë në luftë, nuk mund të vendosë se kush jeton dhe kush vdes,” tha ai.

Read more ...


‘2 500 euro dita!” Eksperti i sigurisë: Vetëm në Tiranë janë 1 500 eskorta

Prostitucioni vijon të mbetet një aktivitet mjaft i përhapur dhe me të ardhura të larta në Shqipëri, pavarësisht ndërhyrjeve sporadike të policisë. Ky fenomen jo vetëm që nuk është zhdukur, por duket se po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

 

Me afrimin e sezonit turistik, veçanërisht gjatë verës, kur rritet ndjeshëm numri i vizitorëve, shtohet edhe numri i vajzave që ofrojnë shërbime seksuale. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa bën me dije se vetëm në Tiranë mendohet të jenë rreth 1 300 deri në 1 500 vajza që ushtrojnë këtë aktivitet.

Read more ...


Bie propaganda e Ramës/ Turizmi bën hapa pas, ky sezon veror pritet të jetë më i dobët

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara.

Read more ...

XS
SM
MD
LG