"Erdhëm për të kërcyer, na detyruan të pr*stituojmë”! Kolumbianet “mbahen peng” në Tiranë: Policia na ka marrë pasaportat. Ne jemi nëna beqare
Ato janë si qindra vajza e gra në botë që u premtohet një jetë më e mirë dhe që, për fat të keq, ngecin në rrjetat e trafikantëve duke u detyruar të ushtrojnë prostitucionin.
Stefania jetonte në Kolumbi dhe aplikoi për punë në Shqipëri. Qëllimi i saj ishte të punonte si balerinë nate. Por sot ajo, bashkë me disa vajza të tjera nga Kolumbia, janë nën akuzë për prostitucion, me një pasaportë të bllokuar që nuk e lejon të largohen e, veç të gjithave, pa asnjë ndihmë.