Tragjike në SHBA! Gruaja v.ret burrin dhe dy fëmijët, më pas i jep fund jetës. Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në New Hampshire, SHBA, ku një grua 34-vjeçare dyshohet se ka vrarë bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre, përpara se të vetëvritej.
Emily Long, 34 vjeçe, u gjet pa jetë me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kokë. Hetimet paraprake të autoriteteve sugjerojnë se ajo fillimisht ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, i cili ishte në përballje me një sëmundje të rëndë – kancerin. Më pas, ajo vrau edhe dy fëmijët e tyre të mitur: Parker, 8 vjeç dhe Ryan, 6 vjeç, të cilët dyshohet se janë qëlluar në kokë.