Lidhje


Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me I.zraelin

Sllovenia është bërë vendi i parë evropian që ndaloi importin, eksportin dhe tranzitin e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt dhe nga Izraeli. Zyra e kryeministrit njoftoi se vendimi, i iniciuar nga kryeministri Robert Golob, u konfirmua gjatë një seance qeveritare më herët gjatë ditës.

 

Sipas politikës së re, të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake të dërguara nga Sllovenia në Izrael, të sjella nga Izraeli ose të transportuara përmes territorit slloven janë të ndaluara. Ky veprim vjen mes kritikave në rritje për krizën humanitare në Gaza.

Read more ...


Shqipëria bashkohet me SHBA në dënimin e Iranit për kërcënimet ndaj Perëndimit

Shqipëria është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Gjermanisë, Francës dhe dhjetë vendeve të tjera evropiane në një deklaratë të përbashkët që dënon ashpër kërcënimet në rritje të Iranit ndaj qytetarëve perëndimorë përfshirë edhe ata në territorin shqiptar.

 

“Jemi të gjithë të një mendjeje: Irani duhet të ndalë menjëherë sulmet ndaj qytetarëve tanë në tokën tonë,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Read more ...


I.zraelitët që uzurpojnë tokat palestineze bastisin xhaminë Al-Aksa

Izraelitët të cilët uzurpojnë tokat palestineze, bastisën nën mbrojtjen e policisë izraelite xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, izraelitët, të cilët bastisën Al-Aksan në grupe, kanë nisur një tjetër provokim kundër myslimanëve.

 

Pasi bastisën oborrin e Al-Aksasë, izraelitët kryen "rituale talmudike" nën mbrojtjen intensive të policisë.

Read more ...


Organizatat i.zraelite për të drejtat e njeriut akuzojnë vendin e tyre: Po kryen gj.enocid kundër palestinezëve në Gaza

Dy organizata izraelite për të drejtat e njeriut kanë thënë se vendi po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza. Në raportet e publikuara të hënën, B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut (PHR) thanë se Izraeli po kryente “veprime të koordinuara dhe të qëllimshme për të shkatërruar shoqërinë palestineze në Rripin e Gazës”, shkruajnë mediat e huaja.

 

Dy grupet janë zërat e parë të mëdhenj brenda shoqërisë izraelite që bëjnë akuza të tilla kundër shtetit gjatë gati 22 muajve të luftës kundër Hamasit.

Read more ...


Kush është Erion Gina? Kunati i Sandrit bashkë-pronar me Dhjusin në 17 kullat nga 30 kate tek Liqeni i Farkës

"Të fala Sandrit!" me kullat rresht, resorte në Jug e miliona € qoka... Ditën e djeshme JOQ raportoi përfitimin e një lejeje të frikshme ndërtimi në liqenin e Farkës ku bëhej fjalë për ngritjen e 17 kullave nga 30 kate secila, projekt që do të betonizojë totalisht njërën prej të pakëtave hapësira të gjelbra në Tiranë.

 

Pronarë të kullave është Dhjus Bushaj, kamufluesi i pasurive të oligarkëve të vendit dhe Erion Gina, kunari i Aleksandër Frangaj, i cili njihet më së miri për lidhjet blu-mavi dhe qokat e përfituara ndër vite nga pushteti e opozita.

Read more ...

XS
SM
MD
LG