213 mijë subjekte përfitojnë nga ‘Paqja Fiskale’, falen 335 mln € borxhe 10-vjeçare
“Paqja Fiskale”, një term i ngjashëm me amnistinë do të lehtësojë peshën e mijëra bizneseve, që kanë marrë gjoba apo kane krijuar borxhe nder vite.‘Paqja’ parashikon fshirje të detyrimeve më të vjetra se 10 vjet, praktikisht të detyrimeve të krijuara deri në vitin 2016. Janë 355 milionë euro detyrime me vjetërsi mbi 10-vjeçare, të cilat praktikisht do të fshihen përmes kësaj paqeje fiskale, duke i çliruar bizneset nga statusi debitor.
Përfituesit e dytë më të mëdhenj do të jenë ata që kanë borxhe me vjetërsi deri 5-vjeçare. Për këto subjekte parashikohet fshirje e gjobave dhe e kamatave, por pagim i detyrimit.