Pas sulmeve intensive ruse në perëndim të Ukrainës, Polonia ngre aeroplanët luftarakë për të kontrolluar hapësirën ajrore
Sipas njoftimit të ushtrisë, janë angazhuar edhe aeroplanë të aleatëve të NATO-s. Katër anëtarë të njërës familje, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, janë vrarë nga një sulm në fshatin Lapaivka, pasi sulmet kanë mbërritur deri në qytetin perëndimor të Lvivit.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka kryer me sukses sulm “masiv” në shënjestrat ushtarake dhe infrastrukturore të Ukrainës. Një person ka vdekur në Zaporizhja. Zelensky ka thënë se Rusia i ka nisur mbi 50 raketa dhe 500 dronë.