Lidhje


Skema BANKERS, 4 Miliard € fitim nga shitja e naftës asnjë lek nuk iu dha shtetit!

Prej vitit 2006 deri në fund të 2023, Bankers Petroleum ka përfituar mbi 4 miliardë euro të ardhura neto nga nafta e Patos-Marinzës, pa përfshirë rentën minerare, ndërkohë që ka deklaruar vetëm rreth 800 milionë euro fitime neto. Megjithatë, kompania nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin për shtetin shqiptar, edhe pse ka përfituar miliarda nga shitja e naftës.

 

Kompania, tashmë në pronësi kineze, pretendon se nuk ka rikuperuar ende kostot e investimit dhe për këtë arsye nuk ka kaluar pragun e ashtuquajtur të “faktorit R” mbi 1, i cili do të detyronte nisjen e pagesës së tatimit në masën 50%, raporton Kapitali

Read more ...


Normalizim apo ...?/ I.zraeli kërkon normalizim me Sirinë e Libanin, por mban Golanin e pushtuar

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, tha se administrata e Tel Avivit dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Sirinë dhe Libanin, me kusht që pushtimi izraelit në Lartësirat e Golanit të vazhdojë. 

 

Ministri Saar në një konferencë për media të mbajtur në Kudsin Perëndimor me Ministren e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, foli lidhur me armëpushimin në Rripin e Gazës dhe përpjekjet e Tel Avivit për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit.

Read more ...


Kolonët ilegalë i.zraelitë d.jegin tokat palestineze në Bregun Perëndimor të p.ushtuar 

Kolonët ilegalë izraelitë të shtunën i vunë zjarrin tokave bujqësore palestineze në qytetin Yabrud, në lindje të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas zyrtarëve palestinezë. Kolonët u infiltruan në zonën Bab al-Wad dhe ndezën zjarre në fusha me bar dhe ullishte, raportoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.Sipërfaqe të mëdha toke të kultivuara u dëmtuan, ndërsa kolonët i penguan banorët të arrinin në vendngjarje për të shuar flakët, tha agjencia.

 

Veçmas, gjashtë familje palestineze u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Khirbet Samra, Bregun Perëndimor verior, mes sulmeve të vazhdueshme nga kolonët ilegalë izraelitë, tha për Anadolu Mahdi Draghmeh, kreu i këshillit të fshatit al-Maleh në Luginën Veriore të Jordanit.

Read more ...


I.zraelitët që uzurpojnë tokat palestineze d.jegin pikën e "sigurisë" i.zraelite në Bregun Perëndimor

Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze i kanë vënë flakën një pike "sigurie" të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, në të cilën thuhet se ndodheshin pajisje me vlerë rreth 1 milion dollarë.

 

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se një grup "i vuri flakën dhe dëmtoi një objekt në zonën e Brigadës Benyamin në të cilën ndodheshin sisteme që ndihmojnë në parandalimin e sulmeve dhe ofrojnë siguri" gjatë natës.

Read more ...


Deputeti anglez i kundërpërgjigjet Ramës: 1 në 48 shqiptarë në Britani është në burg

Deputeti britanik Nigel Farage ka vijuar polemikat në distancë me kryeministrin Edi Rama. Në një postim të ri në Twitter, ai e etiketon Ramën duke shkruar se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 53,000 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 1,099 ndodhen në burgje.

Farage thekson se kjo do të thotë se 1 në 48 shqiptarë është i burgosur dhe premton se do t’i kërkojë Sekretarit të Brendshëm të organizojë rikthimin e të gjithë këtyre të burgosurve në Shqipëri.

Read more ...

XS
SM
MD
LG