"Dëgjoni kombin tuaj", 350,000 i.zraelitë në shesh kundër Netanjahut, por ai darkon me kolonët
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Izrael zgjati vetëm disa orë sepse Benjamin Netanjahu dhe politikanë të tjerë të krahut të djathtë priteshin në një darkë, një banket të organizuar nga udhëheqësi i kolonëve në Bregun Perëndimor.
Koha po mbaronte dhe ministrat nuk diskutuan marrëveshje apo armëpushime, apo se si t'i sillnin në shtëpi 50 pengjet që mbahen ende në Gaza, vetëm njëzet prej të cilëve janë gjallë, më pak se kaq, sipas shpërthimeve të pakontrolluara të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.