Ligjvënësi amerikan: Thirrja “Liri për Palestinën” është anti-semite
Një ligjvënës republikan në SHBA, Gabe Evans, ka paraqitur një rezolutë simbolike në Kongres, ku e cilëson thirrjen “Liri për Palestinën” si një slogan anti-semit që, sipas tij, kërkon “shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe të popullit hebre”.
Rezoluta vjen pas një sulmi ndaj një tubimi pro-Izraelit në shtetin e Kolorados, ku mbetën të plagosur 12 persona.