Netanyahu u përgjigj 1.788 herë me fjalët "Nuk më kujtohet" gjatë marrjes në pyetje për korrupsion
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përgjigj 1.788 herë duke thënë "Nuk më kujtohet" gjatë marrjes së tij të parë në pyetje në një gjyq për korrupsion. Netanyahu e përshkroi marrjen e tij të parë në pyetje të martën si "një shaka" pasi u paraqit në gjykatë për herë të parë gjashtë muaj më parë në çështjen e tij të korrupsionit, raportoi "The Jerusalem Post".
Marrja në pyetje e kryeministrit izraelit u përqendrua në akuzat se ai mori një total prej 195 mijë dollarësh puro dhe shampanjë të shtrenjtë nga producenti i filmave të Holivudit, Arnon Milchan dhe biznesmeni James Packer dhe bizhuteri me vlerë 3.100 dollarë për gruan e tij Sara.