Lidhje


Muslim Murrizi akuzon për gjobvënie gazetarin gylenist Almer Toska dhe portalin e tij Timoni.al

Në një status në faqen e tij Facebook ish deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar gazetarin gylenist dhe portalin e tij Timoni.al si gjobaxhinj i rëndomtë dhe shpifës ordiner, ky reagim ka ardhur pas deklaratës së gyzetarit gylenist ku akuzonte një biznesmen si pastrues i parave të drogës dhe krimit. Myrrizi ka shfaqur pakënaqësinë e madhe për këtë akuzë duke shprehur konsideratën e vet për biznesmenin në fjalë. Ja dhe posti i tij i plotë:
 
 
Kjo “ lufta” e ketyre dy diteve mes Lul Morines dhe disa portaleve qe po trumbetohet si “ beteja” e fundgushtit per drejtesi te munguar ndaj kercenimeve qe ju behet gazetareve me ka habit shum Une rrespektoj pa hipokrizi gazetarin si profesion dhe çdo GAZETAR profesionist qe kryen detyren e Tij mbi parimet fisnike te profesionit te nderuar te GAZETARIT

Read more ...


"Vëllezër armësh"/ Koreja e Veriut ofron ndihmë të pakufizuar ushtarake për Rusinë, 40 % e municioneve të ofruara nga Pheniani

"Nuk shoh shenja se Vladimir Putini dëshiron një paqe të drejtë", u shpreh ekspertja e Rusisë Margarete Klein në një intervistë për DW. "Ai përpiqet për kapitullimin e Ukrainës", thekson drejtuesja e grupit kërkimor për Rusinë dhe Euroazinë në Fondacionin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP), i cili këshillon edhe qeverinë gjermane.

 

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kishte shprehur më parë pikëpamje të ngjashme në një intervistë tjetër për DW. Studiuesja e SWP, Klein thekson ndihmën e pakufizuar ushtarake të ofruar nga regjimi i Koresë së Veriut.

Read more ...


Shefi i diplomacisë holandeze jep dorëheqje pasi bllokohen masat kundër I.zraelit

Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Caspar Veldkamp, ka dhënë dorëheqje pasi propozimet e tij për masa shtesë kundër Izraelit u bllokuan nga partnerët e koalicionit.

 

Veldkamp tha se qeveria tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, por ai ndjeu presion për të vepruar më tej në lidhje me situatën në Qytetin Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Read more ...


Si u lejua një 'grabitqar s.eksual i f.ëmijëve' i.zraelit të largohej nga SHBA-ja?

Një zyrtar i lartë izraelit u arrestua në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij muaji dhe u akuzua për kërkim të mardhënieve seksuale me një të mitur, vetëm për t'u liruar me kusht pa kushte ose monitorim, duke i lejuar atij të ikte në Izrael. Çështja që përfshin Tom Artiom Alexandrovich në Nevada tani po ngjall polemika, me politikanë dhe komentues të mediave sociale që akuzojnë qeverinë për ndërhyrje në procesin gjyqësor për të lejuar zyrtarin e sigurisë kibernetike të kthehet në shtëpi pa u përballur me drejtësinë.

Read more ...


Tragjike në SHBA! Gruaja v.ret burrin dhe dy fëmijët, më pas i jep fund jetës. Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në New Hampshire, SHBA, ku një grua 34-vjeçare dyshohet se ka vrarë bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre, përpara se të vetëvritej.

 

Emily Long, 34 vjeçe, u gjet pa jetë me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kokë. Hetimet paraprake të autoriteteve sugjerojnë se ajo fillimisht ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, i cili ishte në përballje me një sëmundje të rëndë – kancerin. Më pas, ajo vrau edhe dy fëmijët e tyre të mitur: Parker, 8 vjeç dhe Ryan, 6 vjeç, të cilët dyshohet se janë qëlluar në kokë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG