Qytetari që shet votën do të dënohet më shumë se politikani që e blen!
Në Republikën e Shqipërisë, Drafti i Kodit të ri Penal thekson se qytetari që shet votën rrezikon të kalojë më shumë kohë pas hekurave sesa politikani që ia blen atë me një thes miell, një vend pune të premtuar, apo një premtim për asfalt në mëhallë.
Neni 296 i draft Kodit të ri Penal, një vepër e frymëzuar artistikisht nga Arben Rakipi dhe i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikon që nëse ti, si qytetar i thjeshtë, guxon të shkëmbesh votën për ndonjë “nder të vogël”, para apo thes miell, do të shijosh 7 vjet në burg, ku s’mund të të blejë më askush.